12 Tetor 2023
VERPO është platformë softuerike që revolucionarizon mënyrën e lidhjes së blerësit me shitësin. VERPO, si zgjidhje është dizajnuar nga Gazmend Selmani, njëherit edhe Udhëheqës i Bordit të projektit dhe themelues i VERPO. VERPO është implementuar prej vitit 2021 kur edhe është themeluar programi TÉTÉ (Tech-knowledge and Techno-logic) në kuadër të PBC Academy. Nga kuadrot të dalë nga ky program, ekipi: Anton Deda, Edon Zeqiri, Besjana Kurtaj dhe Gzim Mustafa, të udhëhequr nga menaxheri i projektit Arbnor Canolli, nën përkrahjen teknike të Prof. Dr. Blerim Rexha zhvilluan platformën VERPO.
Gazmend Selmani shquhet për vullnetin e tij të jashtëzakonshëm për të sfiduar status quo-në dhe për të krijuar diçka të re në tregun e biznesit. Qëllimi kryesor i VERPO-së është revolucionarizimi i mënyrës se si lidhen shitësit me blerësit. Duke qenë një ndërmarrës, ai kuptoi rëndësinë e kostove të ulëta të para- shitjes dhe shitjes për bizneset . Nëse kostoja e shitjes është e lartë, profiti i ndërmarrjes zbehet dhe mundësia e zhvillimit të saj ulet. Mund të investohet shumë në para-shitje, por nëse shitja nuk realizohet ose vonohet, përfitimi rrezikohet. Duke u nisur nga këto dy parime themelore, ai dizajnoi zgjidhjen teknologjike që do të ndryshonte modelin e shitjes duke ofruar një kosto të ulët për jetësimin e saj, e që lind vetëm në rast të realizimit të shitjes.
Me VERPO, tani në Kosovë kemi ofruar një mundësi që qytetarët të blejnë më lirë, individët të
monetizojnë rrjetet sociale dhe bizneset të bëjnë marketing pa pagesë. Sigurisht, gjatë implementimit
kemi hasur edhe në sfida si mungesa e kuadrove profesionale në industrinë e teknologjisë informative
dhe rezistenca ndaj ndryshimit. Poashtu, investimi financiar dhe mungesa e instrumenteve financiare në
treg e kanë bërë punën më të vështirë.
Megjithatë, me kapacitetin profesional dhe financiar të PBC-së, këto sfida janë tejkaluar me sukses. Në 5
vitet e ardhshme, VERPO synon të zgjerohet dhe me inovacione të reja për të ndihmuar kompanitë në
realizimin e synimeve të tyre.
VERPO mbetet e përkushtuar të jetë partneri kryesor i suksesit të
bizneseve dhe të ndihmojë në rritjen e ekonomisë në vendet ku operojmë.