VERPO është platformë softuerike që revolucionarizon mënyrën e lidhjes së blerësit me shitësin.
VERPO mundëson që:
shitësit ta rrisin shitjen e tyre, duke paguar marketing vetëm përmes zbritjes së dhënë dhe vetëm nëse shesin mallrat apo shërbimet e tyre,
blerësit të paguajnë më pak për mallrat dhe shërbimet e blera, ndërsa
referuesit të paguhen për secilin referim që ata bëjnë dhe që të referuarit e tyre blejnë.
Me një fjalë, VERPO krijon përfitime të majme për të gjitha palët e përfshira, ndërsa nuk ngarkon me asnjë pagesë nëse palët e përfshira nuk përfitojnë nga VERPO.
VERPO, është dizajnuar nga Gazmend Selmani, MBA, njëherit edhe kryesues i bordit të projektit dhe është implementuar nën menaxhimin e Arbnor Canolli dhe nën përkrahjen teknike nga Prof. Dr. Blerim Rexha.
T'ua mundësoj kompanive ngritjen e prezencës dhe performancës krahas uljes së faturës së blerësit.
VERPO të jetë ura lidhëse ndërmjet blerësve dhe shitësve dhe të jetë zgjidhja më efektive për uljen e kostos së palëve të ndërlidhura.