Kjo kontratë paraqet kushtet për përdorimin e Shërbimit VERPO dhe në të njëjtën kohë paraqet një pasqyrë të përgjithshme të të drejtave, detyrimeve si dhe kushteve për përdorimin e shërbimit VERPO. Këto kushte përbëjnë marrëveshjen në mes të Shfrytëzuesve dhe ofruesve të shërbimit të VERPO. Shfrytëzuesi duhet të lexojë dhe konfirmojë pranimin e këtyre Kushteve para regjistrimit për përdorimin e Shërbimit VERPO.
Shfrytëzuesi, përmes regjistrimit (hapjes së llogarisë-it) në VERPO, nëpërmjet ueb portalit https://www.VERPO.net/Account/Register konfirmon se i ka lexuar, kuptuar dhe në të njëjtën kohë i pranon Kushtet e kësaj kontrate elektronike.
1.1 VERPO – platformë softuerike që revolucionarizon mënyrën e lidhjes së blerësit me shitësin, që ofrohet nga subjekti juridik PBC SH.P.K., me numër unik identifikues 810845985 me adresë në Rr. Tirana nr.91 – 10,000 Prishtinë, Republika e Kosovës, e cila është palë kontraktuese në këtë kontratë.
1.2 Klient – person fizik ose juridik, i cili në bazë të, dhe njëkohësisht duke pranuar kushtet e kësaj kontrate, hap llogarinë e tij në https://www.VERPO.net dhe përfiton nga shërbimet e VERPO.
1.3 Referim – referimi i një ose më shumë subjekteve juridike (tregtarëve) nga referuesi tek personat e tjerë, përmes rrjeteve elektronike dhe sociale si: Facebook, Instagram, Linkedin, Twitter, WhatsApp, Viber, Signal, Telegraf dhe SMS klasik.
1.4 Referues – personi që vepron sipas paragrafit 3 të këtij neni.
1.5 Refero – butoni që gjendet nën emrin e subjektit juridik/tregtarit që dëshiron referuesi të e referoj.
1.6 Transaksion i Pagesës – veprim financiar që konsiston debitimin e mjeteve monetare nga një llogari në tjetrën.
1.7 QR Code – tip i barkodit që mund të lexohet lehtësisht nga ndonjë pajisje digjitale (telefon apo tablet)
1.8 Tarifa - çdo shumë e paguar pas dhënies/marrjes së shërbimit.
1.9 Fatura - fatura e cila lëshohet nga tregtari/shitësi me rastin e shitjes së produktit
1.10 Kupon - fitimet e shndërruara në kupon për tu bërë pjesë e lojërave shpërblyese – duke përfshirë por duke mos u kufizuar – si banesë në Prishtinë, veturë të re, bursë studimi në Londër, motor, bicikletë elektrike, iPhone Pro Max.
1.11 Paguaj - butoni përmes së cilës klientët drejtohen tek mundësia e pagesës së mallit apo shërbimit tek çfarëdo subjekti juridiko-ekonomik.
1.12 Transfero - hapësira vetë shërbyese për transferimin e mjeteve nga llogaria juaj e VERPO, në llogarinë tuaj në ndonjërën prej bankave komerciale.
1.13 Kreditimi - nënkupton çdo transaksion hyrës në llogarinë e Referuesit
1.14 Pronësia intelektuale - një dhe të gjitha patentat, duke përfshirë por duke mos u kufizuar në markat tregtare, dizajnet industriale, të drejtat e autorit, ‘know-how’, rrjedhës së punës, apo të drejtave të tjera të pronësisë intelektuale, qofshin ato të regjistruara apo të paregjistruara.
1.15 Të dhënat personale - kanë të njëjtin kuptim si në Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe akteve të tjera nënligjore, ose ligjit respektiv ne vendim e operimit.
1.16 Nënshkrimi -
(forma klasike) nënshkrimi në formën klasike të tij, në formë të emrit apo ndonjë shenjëje e shkruar nga personi, ose nga ndonjë person me autorizim në dhe për emër të autorizimdhënësit si dhe, (forma elektronike) nënshkrimi elektronik, nënshkrimi i avancuar elektronik ose SMS kodi/token identifikues elektronik i cili i plotëson kumulativisht kërkesat si në vijim:
- E posedon ekskluzivisht vetëm nënshkruesi;
- Është në gjendje të identifikoj nënshkruesin;
- Është krijuar dhe/ose dërguar në mjete që nënshkruesi mund të i mbaj ekskluzivisht nën kontrollin e tij, dhe
- Është i lidhur me të dhënat, në të cilat, çdo ndryshim i mëpasshëm i tyre, është i dallueshëm.
1.17 Nënshkruesi - personi që nënshkruan në emër të tij në formën klasike të nënshkrimit, apo personi që nënshkruan në dhe për emër të autorizimdhënësit (sipas përkufizimit më lartë në paragrafin 16 të nenit 1), dhe personi, i cili në formën elektronike, mban të dhënat për krijimin e nënshkrimit dhe vepron qoftë në emër të vet apo në emër të personit që e përfaqëson.
1.18 Personi i autorizuar - çdo person fizik ose juridik i autorizuar nga klienti, me të drejtat e përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi.
1.19 Kontrata elektronike - kjo kontratë e cila është bërë tërësisht ose pjesërisht me komunikim elektronik apo në formë elektronike dhe e plotfuqishme sipas ligjit nr. 08/L-022 për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike dhe akteve tjera nënligjore që derivojnë nga ky ligj.
1.20 Ditët kalendarike - ditët e javës, muajit, vitit, pa marrë parasysh ditët e vikendeve, festave zyrtare apo ndonjë festë tjetër.
1.21 Ditët e punës - çdo ditë nga e hëna deri të premten, të çdo muaji apo viti, duke përjashtuar ditët e vikendeve, festave zyrtare apo ndonjë feste tjetër.
2.1 Çfarëdo ndryshimi lidhur me këto kushte të përgjithshme, do të jetë i vlefshëm nëse për të njëjtin ndryshim palët pajtohen paraprakisht me shkrim.
2.2 Me rastin e interpretimit të dispozitave të Kushteve të Përgjithshme, përparësi për interpretim do të ketë versioni i fundit i Kushteve të Përgjithshme.
3.1 VERPO është platformë softuerike që iu mundëson vlerësimin apo referimin e një ose më shumë kompanive tek miqtë ose të afërmit tuaj e përdoruesve, përmes rrjeteve sociale si Facebook, Instagram, LinkedIn, Twitter apo platformave të komunikimit, si WhatsApp, Viber, Signal, Telegraf dhe SMS klasik, ku përmes shërbimeve të VERPO përfitojnë referuesi, blerësi dhe tregtari.
3.2 Të gjitha shërbimet e VERPO ofrohen vetëm online, përmes platformës https://www.VERPO.net, për të gjitha pajisjet dhe të gjithë shfletuesit
4.1 VERPO nuk aplikon tarifa për përdoruesit e sistemit softuerik, qofshin ata blerës direkt, referues apo subjekte juridik-ekonomike.
4.2 Duke u ndërlidhur me paragrafin 1 të këtij neni, VERPO aplikon tarifë vetëm në rast se subjekti juridik-ekonomik/tregtari e shet shërbimin apo produktin e tij tek klientët që janë paraqitur me referim nga platforma VERPO.
4.3 Tarifa aplikohet vetëm ndaj subjektit juridik-ekonomik/tregtarit.
4.4 Tarifa që do të paguhet ndaj VERPO sipas paragrafit 3 të këtij neni, do të konsistojë në shumën e ofruar nga vetë subjekti juridik-ekonomik/tregtari me rastin e hapjes së llogarisë në platformën VERPO.
5.1 Aplikimi për të marrë shërbim nga VERPO, ndahet në dy faza.
5.2 Në fazën e parë, klienti duhet të ofrojë të dhënat që kërkohen tek formulari elektronik për krijimin e llogarive i idividuale apo të biznesit
5.3 Në fazën e dytë, zyrtarët e VERPO bëjnë verifikimin e të dhënave dhe aprovojnë ose refuzojnë krijimin e llogarisë së pretendentit.
5.4 Shfrytëzuesit mund të e bëjnë regjistrimin në VERPO edhe përmes certifikatës digjitale rTrust, nëse veçse e posedojnë një të tillë.
5.5 Shfrytëzuesit, qofshin ata persona fizik apo juridik, duhet që secilin informacion të kërkuar nga VERPO, të e japin me saktësinë në raport me vërtetësinë e informacionit. Çdo shënim i rrejshëm përbën mashtrim dhe në rast të peshës materiale trajtohet sipas Kodit Penal dhe Ligjit nr. 04/l-030 për Përgjegjësinë e Personave Juridik për Vepra Penale
5.6 Me aq sa mundet, VERPO do të verifikojë secilin informacion të marrë nga klientët.
6.1 Aktivizimi i shërbimeve nga VERPO do të bëhet vetëm pas verifikimit të identitetit të klientit nga zyrtarët e VERPO.
6.2 VERPO ruan të drejtën që në përputhje me aktet e brendshme të saj të refuzojë dhënien e shërbimit apo ta pezullojë llogarinë ekzistuese nëse vërehet apo dyshohet për kryerjen e veprave të kundërligjshme, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës.
6.3 6.3 Menjëherë pas aprovimit të subjektit juridiko-ekonomik/tregtarit nga VERPO, i njëjti do të jetë subjekt referimi nga referuesit.
7.1 Në mënyrë që palët të përfitojnë shërbimet nga VERPO, duhet të ekzistoj patjetër ndërlidhja në mes të referuesit, shitësit dhe blerësit. Në mënyrë që të realizohet shërbimi nga VERPO, parakushti që duhet të plotësohet është që njëra palë (referuesi) ta referoj palën tjetër (tregtarin) tek i referuari (Blerësi). Më pastaj, Blerësi duhet ta shpalosë kartën e referimit tek Tregtari dhe ky i fundit, pra Tregtari ta evidentojë në platformën softuerike VERPO shumën totale të shitjes.
7.2 Kurdo që Tregtari ka evidentuar shumën e shitjes në platformën e VERPO, i njëjti i detyrohet VERPO apo pronarit të saj në shumën e zbritjes me rastin e krijimit të marrëdhënieve detyrimore me VERPO, përkatësisht krijimi të llogarisë në VERPO dhe pranimit të kushteve të kontratës ndërmjet VERPO dhe subjektit juridik-ekonomik/Tregtari.
7.3 Subjekti ekonomik-juridik/Tregtari ka për obligim që VERPO-s t'ia kryej pagesën në totalin e shumës së zbritjeve për totalin e shumës së shitjeve për periudhën e mbetur për pagesë, jo më vonë se tre (3) ditë prej momentit të lëshimit të faturës nga VERPO apo pronari i saj. Në të kundërtën, do të aplikohet kamat-vonesa në shumë prej 2% në muaj, deri në shlyerjen e obligimit, në tërësi.
7.4 Tregtari pranon, dhe në të njëjtën kohë pajtohet që çdo faturë e pa-paguar i nënshtrohet procedurës përmbarimore.
7.5 7.5 Në përputhje me paragrafin 3 të këtij Neni, VERPO rezervon të drejtën që menjëherë, pas plotësimit të kushteve, të ja dërgoj subjektit ekonomik-juridik/tregtarit faturën. Fatura do të dërgohet nëpërmjet formave, duke përfshirë por duke mos u kufizuar në, fizike – tek adresa e tregtarit apo, elektronike – përmes postës elektronike (email). Subjekti ekonomik-juridik/tregtari pranon dhe deklaron që cilëndo formë që VERPO e aplikon lidhur me dërgimin e faturës, do të konsiderohet që ka pranuar faturën.
7.6 Fatura për Tregtarin krijohet në mënyrë automatike, me evidentimet e vetë Tregtarit në platformën VERPO. Si e tillë, është dokument i pranueshëm për Tregtarin, dhe dokument i besueshëm në kuptim të Ligjit nr.04/L-139 për Procedurën Përmbarimore.
7.7 Në rast të mospërmbushjeve të obligimeve ligjore të Tregtarit që rrjedhin nga kjo kontratë, VERPO do të zbatojë procedurën përmbarimore sipas ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës.
7.8 VERPO detyrohet t’ia mundësojë Referuesit apo të Referuesit tërheqjen e fondeve menjëherë pas inkasimit të të njëjtave nga subjekti juridik-ekonomik/Tregtari. Nëse subjekti juridik-ekonomik/Tregtari nuk i ka shlyer detyrimet ndaj VERPO, atëherë kjo e fundit do ta njoftojë Referuesin dhe të Referuarin.
7.9 VERPO nuk merr ndonjë obligim financiar ndaj palëve (Referuesit apo të Referuarit) nëse subjekti juridik-ekonomik/Tregtari nuk e ka evidentuar shitjen në platformën e VERPO, apo nëse i njëjti nuk i ka shlyer detyrimet financiare ndaj VERPO.
7.10 Referuesi dhe ose i Referuari pajtohen që nuk do të kërkojnë kompensim financiar apo çfarëdo lloj pagese nëse subjekti juridik-ekonomik/Tregtari nuk e ka evidentuar shitjen në platformën e VERPO apo nëse i njëjti nuk i ka shlyer detyrimet financiare ndaj VERPO.
7.11 Nëse shuma e zbritjes nuk është e saktë me shumën të cilin tregtari veçse ka aplikuar në VERPO, atëherë tregtari do të marrë vlerësim negativ nga blerësi, dhe po ashtu do e rimbursoj blerësin me shumën tjetër të mbetur.
7.12 Për çdo referim të realizuar (referim i realizuar nënkupton kur blerësi ka blerë produktin për të cilën është referuar nga referuesi dhe subjekt juridiko-ekonomik/Tregtari ka evidentuar shitjen e plotë në platformën e VERPO), referuesi do të fitoj 20% të zbritjes së dhënë nga tregtari në produktin e caktuar.
7.13 Për çdo blerje të realizuar nga referimi, blerësi do të fitoj 60% të zbritjes së dhënë nga tregtari për produktin e blerë.
7.14 Për çdo zbritje të përfituar përmes teknologjisë së VERPO, kjo e fundit do të tarifojë 20% të shumës së zbritjes së dhënë nga subjekti juridik-ekonomik/Tregtari.
7.15 Fitimet e gjeneruara nga referuesit dhe blerësit, mund të tërhiqen në llogarinë bankare të tyre, ose të njëjtat të shndërrohen në kupona për të u bërë pjesë e lojërave shpërblyese të organizuara nga VERPO (p.sh. fitimi i dhuratave të ndryshme, bursa studimi etj).
7.16 Referuesit dhe blerësit do të paguajnë tarifë të përcaktuar në përqindje nga VERPO, për VERPO, sa herë që ata do të bëjnë tërheqje të mjeteve monetare nga VERPO në llogarinë e tyre bankare.
8.1 Llogaritë e hapura në VERPO kanë vlefshmëri për aq sa shfrytëzuesit e saj nuk e mbyllin llogarinë në mënyrë të njëanshme.
8.2 VERPO do të mbyllë njëanshëm llogaritë e shfrytëzuesve nëse të njëjtit nuk do të veprojnë përshtatshmërisht me këtë kontratë.
8.3 Me rastin e mbylljes së llogarive siç është specifikuar në paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni, të gjitha mjetet monetare, përveç tarifës së VERPO do të kthehen në origjinën e tyre.
8.4 Në ndërlidhje me paragrafin 1 të këtij neni, shfrytëzuesit nuk mund të mbyllin llogarinë e tyre pa i përfunduar detyrimet ndaj VERPO.
8.5 VERPO do të mbyllë çdo llogari pa paralajmërim nëse këtë e kërkon çfarëdo organi shtetëror me fuqi ekzekutive.
9.1 Shfrytëzuesit zotohen se të dhënat që i deklarojnë gjatë regjistrimit në VERPO dhe gjatë përdorimit të shërbimeve të VERPO janë të tyre dhe janë të vërteta dhe të përditësuara dhe zotohet se do t’i përditësoj kurdo që ato kanë pësuar ndryshim.
9.2 VERPO gjatë procesimit të të dhënave të klientit dhe/apo përfaqësuesit tij/saj, shfrytëzuesve dhe palëve të tjera, do të veprojë ne përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale si dhe në përputhje me aktet tjera ligjore në fuqi.
9.3 Të dhënat personale të cilat klientët i kanë inkuadruar gjatë aplikimit, do të përdoren për qëllim të përmirësimit të shërbimit, pasqyrimit sa më real të identitetit, dërgimit të informacioneve, promovimit, dhe menaxhimit të llogarive.
9.4 Me pranimin e kësaj kontrate, shfrytëzuesi/it jep/japin pëlqimin e tij/saj eksplicit për të marrë komunikime lidhur me përdorimin dhe shërbimet e ofruara nga VERPO, me SMS dhe/ose përmes kanaleve të tjera të komunikimit që mund të jenë të disponueshëm edhe për VERPO edhe për shfrytëzuesin/it. Shfrytëzuesi/it ka/kanë të drejtë ta tërheqë/in këtë pëlqim në çdo kohë.
9.5
Me pranimin e kësaj kontrate, klientët dhe të gjithë shfrytëzuesit e tjerë po ashtu pranojnë se të dhënat e tyre personale dhe ato të kontaktit, të cilat janë të lidhura me këtë marrëveshje, mund të transferohen tek:
○
persona të tretë me të cilët VERPO mund të ketë marrëdhënie kontraktuale, me qëllim të verifikimit të saktësisë së shënimeve apo ofrimit të shërbimeve tjera, me kusht që të njëjtit respektojnë privatësinë në nivelin që i detyron legjislacioni përkatës.
○
rTrust me qëllim të krijimit të identitetit digjital me të cilin mund të qaseni ose konfirmoni ndonjë veprim tek partnerët e rTrust, nëse kështu keni vendosur. Pa dhënien e identitetit tuaj dhe fjalëkalimit (që e posedoni vetëm ju, këto të dhëna janë të pashfrytëzueshme).
○
Institucionet për të cilat VERPO është i detyruar me legjislacionin në fuqi, kundrejt një vendimi të plotfuqishëm.
9.6 Klienti/ët, shfrytëzuesit apo palët tjera nuk e mban/jnë përgjegjës VERPO nëse të njëjtit pësojnë ndonjë dëmtim apo humbje për shkakun që nuk i kanë dhënë të dhënat e tyre në mënyrë të saktë dhe të përditësuar.
9.7 Të dhënat e klientëve, shfrytëzuesve dhe palëve të tjera do të përdoren përveç siç përshkruhet në këto Kushte të Përgjithshme.
10.1
Përveç detyrimeve të shprehura deri tash, detyrimet tjera të VERPO-s ndaj përdoruesve janë:
○
Ofrimi i shërbimeve gjatë gjithë kohës 24/7
10.2 VERPO nuk do të ofrojë shërbimet e saj të specifikuara si në këtë kontratë dhe në këtë nen, në qoftë se VERPO ka probleme teknike, apo veprimet e klientëve është subjekt i dyshimeve për vepra të paligjshme, apo një urdhër i plotfuqishëm i autoritetit përkatës ka detyruar pezullimin e shërbimeve VERPO.
10.3
Detyrimet e shfrytëzuesve ndaj VERPO janë:
○
Paraqitjen e saktë të të dhënave
○
Përdorimin e llogarive në VERPO vetëm për qëllime siç janë paraparë në këtë kontratë
○
Respektimi i të drejtave të autorit dhe të të drejtave të pronësisë intelektuale të VERPO apo pronarit të saj.
○
Mosveprimi në mënyrë shpifëse, kërcënuese apo bezdisëse gjatë përdorimit të shërbimeve të VERPO
○
Mos ofrimi në mënyrë të qëllimshme me informacione të gabueshme, të pasakta apo informacione të cilat shkaktojnë lajthitje tek publiku
○
Bashkëpunimi gjatë një hetimi apo mos refuzimi për ofrimin e konfirmimeve lidhur me informacionet e kërkuara.
○
Respektimi i këtij dokumenti (Kushtet e Përgjithshme) dhe respektimi i Politikave dhe Privatësisë që gjenden në https://www.verpo.net
10.4 Vetëm një fjalëkalim mund të lidhet me llogarinë e shfrytëzuesit dhe vetëm shfrytëzuesi mund të përdorë llogarinë e VERPO me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin përkatës.
10.5 Shfrytëzuesi ka përgjegjësi ruajtjen dhe përdorimin e përshtatshëm të llogarisë së tij, pavarësisht metodës që ai zgjedh për përdorimin e platformës VERPO (web/mobile application), për ruajtjen dhe mbajtjen e kredencialeve dhe për të gjithë Transaksionet që do të kryhen në Llogarinë VERPO, duke përdorur kredencialet e tij. Shfrytëzuesi është përgjegjës për kryerjen e të gjitha Transaksioneve në llogarinë e tij, në përputhje me parashikimet e kësaj Kontrate.
10.6 Shfrytëzuesi i VERPO ka detyrim që menjëherë të i ndryshoj të dhënat personale në rast se janë ndryshuar në Agjencinë e Regjistrit Civil ose në rast se ka ndërruar adresë. VERPO do të bëjë verifikimin e atyre të dhënave në bazë të rregulloreve të brendshme.
11.1 VERPO do të ruajë të gjitha shënimet për një periudhë pesë (5) vjeçare.
11.2 VERPO ka në dispozicion dhe do ju dërgoj klientëve, në bazë të kërkesës së klientit, raportin elektronik të shërbimeve të pranuara nga VERPO, ku do të përshkruhen të gjitha aktivitetet e ndërmarra nga klientët, duke përfshirë por duke mos u kufizuar në – blerjet, referimet dhe bilancin e llogarisë dhe shumën e mjeteve monetare në dispozicion.
12.1 Kurdo që është e nevojshme ose, për të zbatuar këtë kontratë në mënyrë më të sigurt, VERPO do të i kontaktoj klientët në numrin e telefonit përmes së cilit kanë aplikuar për shërbimet e VERPO.
12.2 VERPO nuk do të mbahet përgjegjëse ndaj shfrytëzuesve për çdo dëmtim që mund të pësohet si rezultat i përdorimit të mjeteve elektronike të komunikimit, duke përfshirë – por duke mos u kufizuar në – dëmin që mund të shkaktohet në raste të mbingarkesës së rrjetit të telekomunikacionit, “hacking” ose manipulimin e komunikimit elektronik nga palët e treta ose nga ndonjë softuer /pajisje e përdorur për transmetimin, marrjen ose përpunimin e komunikimit elektronik, transmetimin e viruseve dhe dështimin ose funksionimin e dobët të rrjetit të telekomunikacionit, përveç nëse dëmtimi ndaj klientit/ëve është rezultat i sjelljes së keqe të qëllimshme ose neglizhencës së rëndë.
12.3 Të dhënat nga sistemet softuerike dhe kompjuterike të VERPO duke dëshmuar që ka tentuar të komunikojë me klientin/ët, konsiderohen prova përfundimtare të komunikimit elektronik.
13.1
Asnjëra nga palët në këtë kontratë nuk do të zbulojë apo të lejojë me dashje apo nga pakujdesia zbulimin e ndonjë prej kushteve të kësaj marrëveshje tek ndonjë palë e tretë, pa marrë parasysh miratimin me shkrim të palës tjetër, përveç në rastet:
○
Kur është e nevojshme për të përmbushur ndonjë detyrim ligjor
○
Kur këto kushte i paraqiten ndonjë institucioni kompetent lidhur me obligimet tatimore, apo lidhur me ndonjë vlerësim apo regjistrim.
13.2 VERPO mund të përdorë të dhënat e shfrytëzuesve duke i trajtuar ato si anonime, gjithmonë vetëm për krijimin e analizave dhe statistikave, apo për qëllime financimi.
14.1 VERPO nuk do të ndërhyjë në asnjë mënyrë, në asnjë cilësi, në marrëdhëniet ligjore dhe komerciale, duke përfshirë por duke mos u kufizuar në konteste gjyqësore që ngrihen, apo do të ngrihen në të ardhmen në mes të, pranuesve të kësaj marrëveshjeje, qofshin ata mbajtës të llogarive personale, apo mbajtës të llogarive të subjekteve juridike.
14.2 VERPO nuk ushtron asnjë formë kontrolli mbi pajtueshmërinë, sigurinë, ligjshmërinë, karakteristikat dhe përshtatshmërinë e shërbimeve që janë objekt i transaksionit. Në këtë aspekt, mbetet në barrën e përdoruesve që të marrin të gjitha informacionet dhe të veprojnë me kujdes të shtuar para pagesës së produktit apo shërbimit apo urdhërimit të çdo transaksioni tjetër të kryer. VERPO në asnjë rrethanë nuk është përgjegjës për mos-përmbushjen apo përmbushjen e parregullt të detyrimit dhe/apo dëmet e pësuara në këtë aspekt nga shfrytëzuesit.
14.3 Përgjegjësia e VERPO ndaj shfrytëzuesve të saj apo ndaj palëve të treta, në çdo rrethanë është e kufizuar vetëm në dëmet direkte të shkaktuara nga veprimet e VERPO.
14.4 Lidhur me paragrafët e këtij neni, VERPO, nuk është përgjegjës për pasojat që mund të dalin nga, duke përfshirë por duke mos u kufizuar në – parregullsitë në sistemin e operimeve të cilat ndodhin për arsye të forcës madhore, përkatësisht aryse që nuk janë nën kontrollin e VERPO.
14.5 VERPO nuk mban përgjegjësi nëse shfrytëzuesit i japin qasje, përkatësisht i japin kredencialet e tyre tek personat e tretë.
14.6 VERPO nuk mban përgjegjësi nëse shfrytëzuesit keqpërdorin llogaritë e tyre të hapura, apo ndonjë palë e tretë i keqpërdorë llogaritë e shfrytëzuesve.
14.7 VERPO nuk mban përgjegjësi nëse shfrytëzuesit, për shkak të, duke përfshirë por duke mos u kufizuar në – ngarkesën apo mosfunksionimin e rrjetit të telekomunikacionit të klientit, nuk mund të marrin shërbimet e ofruara nga VERPO.
14.8 Lidhur me obligimet tatimore, apo çfarëdo obligimi tjetër monetar të imponuar nga autoritetet shtetërore, VERPO do të mbajë përgjegjësi vetëm për obligimet personale të saj. Obligimet e shfrytëzuesve të tjerë do të bien barrë e vetë shfrytëzuesve.
14.9 Klienti/ët dhe shfrytëzuesit e tjerë është/janë i/të vetëdijshëm që VERPO mund të jetë i detyruar sipas ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi që të u jap autoriteteve shtetërore qasje në të dhënat konfidenciale të tyre, andaj, nëse një situatë e tillë ndodhë apo do të ndodhë në të ardhmen, VERPO përjashtohet nga çdo përgjegjësi lidhur me këtë.
14.10 VERPO përjashtohet nga çdo përgjegjësi lidhur me dëmtimin e klientit dhe shfrytëzuesit e tjerë dhe palëve të tjera, nëse ai dëmtim ka ardhur si pasojë e implikimeve ligjore dhe rregullative që imponohen nga autoritetet shtetërore ndaj VERPO.
14.11 VERPO përjashtohet nga çdo përgjegjësi nëse klienti tenton dhe pretendon që ka arritur marrëveshje verbale me VERPO. VERPO të gjitha marrëveshjet që e obligojnë atë, i lidhë në të shkruar.
14.12 VERPO përjashtohet nga çdo përgjegjësi në rast se shfrytëzuesit e saj hasin në çfarëdo problemi me llogaritë e tyre bankare të lidhura me llogarinë e VERPO. VERPO nuk ka qasje në mjetet e llogarive bankare të shfrytëzuesve .
15.1 Nëse një apo më shumë dispozita të këtyre Kushteve të Përgjithshme konsiderohen si nule/të pavlefshme nga ndonjë ligj specifik, nga ndonjë gjykatë apo ndonjë vendim i gjykatës, nga ndonjë akt nënligjor apo nga çfarëdo organi tjetër me kompetenca vendimmarrëse dhe/apo rregullatore, kjo nuk do të ndikojë në vlefshmërinë e kontratës si tërësi dhe, dispozitat tjera (duke përjashtuar ato që konsiderohen të pavlefshme) do të mbesin në fuqi.
15.2 Nëse ndonjë dispozitë nuk do të jetë e vlefshme për arsyet e specifikuara në paragrafin 1 të këtij neni, por do të ishte e vlefshme nëse do të përmbante një qëllim më të kufizuar, atëherë, ajo dispozitë, fillimisht dhe automatikisht do të zbatohet brenda qëllimit në të cilën do të konsiderohej e vlefshme.
15.3 Pa cenuar dy paragrafët e mësipërme të këtij neni, VERPO do të aplikojë dispozita tjera të reja, duke i zëvendësuar ato të pavlefshmet apo të anuluarat, duke bërë përpjekjet maksimale për të arritur qëllimin paraprak.
16.1 Në rast të ndonjë pakënaqësie eventuale, klientët mund të ushtrojnë ankesën për çështje të ndryshme të lidhura me përdorimin e shërbimeve të VERPO.
16.2
Ankesat paraqiten përmes:
○
Letrës postare
○
Postës elektronike në info@verpo.net
○
Telefonatës në numrin e shërbimit për klientë: 038 600 200
○
Personalisht në zyrat e PBC-së
16.3 Ankesat trajtohen duke marrë parasysh parimin e efikasitetit dhe trajtohen si të natyrës urgjente. Çdo ankesë do të vlerësohet, dhe vendimi mbi ankesën i komunikohen klientëve në afatin maksimal prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga data e pranimit të ankesës.
16.4 16.4 Përjashtimisht paragrafit 3 të këtij neni, VERPO do të shqyrtoj ankesën në një afat prej jo më shumë se tridhjetë (30) ditësh nga data e pranimit të ankesës. Ky afat do të aplikohet në raste të veçanta, ku natyra e ndërlikueshmërisë kërkon kohë shtesë e cila duhet të aprovohet nga drejtori i përgjithshëm apo zëvendësi i tij/saj, për rastet kur zgjatja e afatit lejohet me ligjet në fuqi.
17.1 Platforma VERPO është e zhvilluar nga PBC SH.P.K. me numër unik identifikues 810845985 dhe e njëjta mbanë të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale, përfshirë të drejtat e autorit.
17.2 Kopjimi apo riprodhimi i logjikës së biznesit, rrjedhës së punës apo i çfarëdo pjese është rreptësishtë i ndaluar.
17.3 Pronësia intelektuale e VERPO gëzon mbrojtje ligjore nga Ligji Nr. 04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta si dhe çdo ndryshim i tij i botuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
17.4 Çdo përdorim i së drejtës së autorit mund të bëhet vetëm nëse është lejuar me shkrim nga pronari i të drejtave autoriale.
18.1 Interpretimi i kësaj marrëveshje do të bëhet në bazë të ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës.
18.2 Të gjithë palët e kësaj kontrate pajtohen që kjo kontratë ka titull ekzekutiv dhe do të ketë efekt të përmbarueshëm nëse do të paraqitet një situatë e këtillë.
19.1 Për çdo ndryshim eventual të Kushteve të Përgjithshme, VERPO do i njoftoj shfrytëzuesit e saj tridhjetë (30) ditë paraprakisht.
19.3 Dispozitat e kësaj kontrate do të vlejnë kumulativisht për të gjithë palët e përfshira në shërbime dhe detyrime të/ndaj VERPOS, dhe do të vlejnë specifikisht për secilën palë në shërbimet dhe detyrimet e caktuara specifikisht për atë palë.
20.1 Çdo mosmarrëveshje në lidhje me këtë marrëveshje, duke përfshirë këtu edhe mosmarrëveshjet sa i përket ekzistencës, vlefshmërisë, shkeljes ose përfundimit të saj, do të zgjidhet në mënyrë miqësore me anë të negociatave dhe diskutimeve mes klientëve dhe VERPO.
20.2 Mosmarrëveshjet të cilat nuk mund të zgjidhen në mënyrë miqësore do të zgjidhen pranë Gjykatës kompetente në Prishtinë ose arbitrazhit.
20.3 Palët rezervojnë të drejtën që, në rast të ndonjë kontesti eventual, me pëlqimin e palëve, të iniciojnë procedurën e ndërmjetësimit për zgjidhjen e atij kontesti.
Përqindja bazë është përqindja totale e cila aplikohet tek referuesi dhe blerësi.
Rangu i zbritjes që mund të jepet është 1% - 99%.
Përqindja mund të jetë edhe e përkohëshme dhe të ndryshohet në rastet e kampanjave,zbritjeve të mëdha apo black fridays. Ndryshimi i përqindjes së përkohëshme bëhet tek profili i kompanisë.