Pyetjet më të shpeshta
Çka është VERPO?
VERPO është platformë softuerike që iu mundëson referimin e një ose më shumë kompanive tek miqt ose të afërmit tuaj, përmes rrjeteve sociale si Facebook, Instagram, LinkedIn, Twitter apo platformave të komunikimit, si WhatsApp, Viber, Signal, Telegraf dhe SMS klasik.
Si dhe sa fitoj unë si referues nga VERPO?
Nëse ju jeni individ apo referues do të fitoni 20 përqind të zbritjes së dhënë nga kompania e referuar për çdo blerje të realizuar nga referimit juaj. Fitimet e gjeneruara ju mund t'i tërheqni në një llogari tuajën bankare ose t'i shndërroni në kupon për t'u bërë pjesë e lojërave shpërblyese për Banesë në Prishtinë, Veturë të re, Bursë studimi në Londër, Motor, Bicikletë elektrike, iPhone Pro Max e shumë shpërblime tjera që në vazhdimësi do t'i sjellë VERPO për klientët e vetë. Për te referuar të tjerë ju duhet të krijoni një llogari në platformën VERPO duke u regjistruar. Dritarja për regjistrim iu shfaqet pasi të shtypni butonin Refero që gjendet nën emrin e kompanisë që dëshironi ta referoni.
Si dhe sa fitoj unë si blerës nga VERPO?
Për çdo referim që keni marrë dhe evidentim të shumës së pagesën në platformën e VERPO nga shitësi juaj, ju do të fitoni 60% të zbritjes së dhënë. Fitimet e gjeneruara ju mund t'i tërheqni në një llogari tuajën bankare ose t'i shndërroni në kupon për t'u bërë pjesë e lojërave shpërblyese për Banesë në Prishtinë, Veturë të re, Bursë studimi në Londër, Motor, Bicikletë elektrike, iPhone Pro Max e shumë shpërblime tjera që në vazhdimësi do t'i sjellë VERPO për klientët e vetë.
Si fitoj unë si biznes nga VERPO?
Secili biznes që është pjesë e VERPO do ta rris prezencën dhe do të bëjë marketing duke mos paguar paushall dhe çmime të larta, por vetëm duke dhënë zbritje për shitjet që i realizon përmes referimeve të VERPO. Pra, biznesi bën marketing vetëm duke dhënë zbritje për klientë që vinë me referim nga VERPO. Për t'u referuar nga VERPO ju duhet të krijoni llogari në platformën VERPO duke u regjistruar si biznes. Më pastaj duhet të shkruani zbritjen që ofroni për referimin e kompanisë suaj.
A paguaj tatim unë për fitimet e gjeneruara me VERPO?
Po, sipas legjislacionit në fuqi, secili individ që krijon të ardhura i nënshtrohet tatimit. Dhe VERPO do të aplikojë të gjitha rregullat tatimore, të zbatueshme në Republikën e Kosovës.